Vijojne punimet per Unazen e Madhe

Vijojne punimet per Unazen e Madhe

Punimet për projektin e Unazës së Madhe kanë vijuar me heqjen e pemëve dhe shtyllave elektrike. Punonjësit e ndërrmarrjes nr. 1 të Bashkisë së Tiranës janë shoqëruar gjatë gjithë kohës nga policia bashkiake dhe forcat e rendit për kryerjen e punimeve.br br "Punën e kemi nisur herët për të mos penguar edhe trafikun. Ne jemi duke bërë zhvendosjen e drurëve dekorative dhe kemi berë mbjelljen pranë lumit të Tiranës", shprehet Arlinda Binjaku, drejtoreshë e përgjithshme e ndërmarrjes së punëtorëve nr.1.br br Ndryshe nga një natë më parë, në rrugë nuk kishte banorë të zonës së Astirit. Ata kanë paralajmëruar një tjetër protestë në orët e pasdites.br br Punimet do të shtrihen në segmentin nga Pallati me Shigjeta drejt rrethrrotullimit Shqiponja. Ndërsa grupet e inxhinierëve të Autoritet Rrugor Shqiptar do të zbresin sërish në terren për të bërë vlerësimin e objekteve me dokumenta të rregullta.br br Deri tani janë vlerësuar rreth 35 objekte, pronarët e të cilave kanë dorëzuar dhe kërkuar verifikim për procesin e shpronësimeve. Ndërsa 7 familje janë shpërngulur tek banesat sociale në Shkozë. Ndërsa banorët e tjerë të zonës kanë protestuar kundër shembjes së banesave të tyre.


User: RTV KLAN

Views: 10

Uploaded: 2018-11-29

Duration: 01:17

Your Page Title