Ora News - Vëllain ja arrestuan, skraparliu: Po më morën shtëpinë, të më marrin dhe nderin e gruas!

Ora News - Vëllain ja arrestuan, skraparliu: Po më morën shtëpinë, të më marrin dhe nderin e gruas!

Subscribe në Ora News këtu br Policia e kryeqytetit njoftoi mbrëmjen e sotme arrestimin e Kujtim Yllit 58 vjeç, banues në zonën e Astirit, por kjo nuk e ka penguar të vëllain që tu bashkohet banorëve të tjerë në protestë pasditen e sotme.br br Aziz Ylli thotë se erdhi në këtë zonë nga Skrapari 26 vjet më parë dhe fëmijët i ka lindur këtu. Sipas tij, një kryebashkiak i përgjegjshëm nuk mund të hedhë në rrugë mijëra banorë.br br Ylli: I bëjmë thirrje Erion Veliajt të mos bëjë budalliqe dhe të marrë policat. Merr një plak atje dhe i thotë ta ta gëzosh sobën. Kush i ha këto. Jemi në 2018, nuk jemi e largëqoftit. Ti vijë turp. Paska qenë një fëmijë i keq. Se një kryetar bashkie nuk mund ti hedhë mijëra banorë në rrugë. Ku i çon ai fëmijët e mi? Fëmija im ka lindur këtu, ka 26 vjet. Nuk ka ardhur nga Skrapari por ka lindur këtu. 32 i bëra këtu. Çfarë quhem unë? Protesta për banorët do të shkojë deri në vdekje dhe do mbrohet me gjak.br br Aziz Ylli kundërshton Ramën dhe Veliaj, duke thënë se pjesa e madhe e ndërtimeve janë shtëpi banimi, jo lloto e lavazhe.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-11-29

Duration: 11:25

Your Page Title