Hedhet në erë lokali në Fushë Krujë - News, Lajme - Vizion Plus

Hedhet në erë lokali në Fushë Krujë - News, Lajme - Vizion Plus

Qyteti i fushe - Krujës u trondit mbrëmjen e së enjtes nga një shpërthim i fuqishëm tritoli. Ngjarja ndodhi në një lokal në periferi, rreth orës 22:50.Eksplozivi ishte vendosur tek hyrja e biznesit qe është në pronësi të Ibrahim Lamit, 50 vjeç.  Sipas policisë sasia e tritolit ishte 200 gram.Në momentin e shpërthimit lokali ka qenë i mbyllur dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz, por vetëm dëme të shumta materiale.Biznesi ndodhet ne katin e parë të një pallati i ndërtuar nga firma ndërtuese e Ibrahim Lamit. Ky i fundit sipas policisë nuk ka asnjë precendet penal dhe këtë gjë ka dëshmuar edhe në komisariat.Pas marrjes së dëshmive, policia ka siguruar edhe pamje nga kamerat e sigurisë së bizneseve përreth, për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen dhe autorët e saj.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2018-11-30

Duration: 00:51

Your Page Title