Ora News - Deputeti i PS kundër qeverisë: Bixhozi të hiqet edhe nga hotelet

Ora News - Deputeti i PS kundër qeverisë: Bixhozi të hiqet edhe nga hotelet

Subscribe në Ora News këtu Deuteti i PS, Paulin Stërkaj ka dalë kundër qeverisë për lojërat e fatit. Në Kuvend, ai tha se është pro heqjes së bixhozit, por kjo duhet të ndodhë edhe në hotelet me 5 yje. Sipas tij nëse merret ky vendim për ti hequr, duhen hequr në çdo institucion turistik, dhe jo të bëhen diferencime mes shoqërisë.br br Sterkaj: Nuk jam as me Braçen për këtë amendament, por nuk jam as me ministrin, se unë këtë nuk e kuptoj. Heqja e lojërave të fatit është hequr në masë absolute tek sporti, bixhozi dhe lojërat elektronike, por është dhënë në hotele me 4 apo 5 yje. Pra këtu nuk është hequr bixhozi për njerëzit, këtu bixhozi ekziston. Nëse bixhozi hiqet, të hiqet absolut në çdo institucion turistik. Jam kundër Braces që ti vëmë 30 sepse ata do fitojnë. Unë do isha të hiqen krejt bixhozet, mos stimulohen as në hotele me 5 yje as me 6 yje, për shkak se këtu po ndajmë shtresat. Të pasurit paskan të drejtë të luajnë, që shkojnë në hotele me 5 apo 6 yje. Ndërsa të varfërit spaskan të drejtë të luajnë me lojërat e fatit.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-12-03

Duration: 01:19

Your Page Title