Ora News - Turizëm në dimër, familja gjermane eksploron natyrën e Shqipërisë

Ora News - Turizëm në dimër, familja gjermane eksploron natyrën e Shqipërisë

Subscribe në Ora News këtu Jashtë sezonit që sjell fluks, larg komoditetit të hoteleve dhe zhurmës së qyteteve.br br Është historia e një familjeje të re nga Gjermania që në një udhëtim të rrallë po kërkon të zbulojë Shqipërinë e vertetë.br br Zara dhe Kasten ishin njohur me vendin tonë 10 vjet me parë, kalimthi siç thonë, ndaj tashmë janë rikthyer bashkë edhe me dy fëmijët e mitur për ta eksploruar, por më së shumti pa ta shijuar.br br Zara: ?Kemi qenë për herë të parë 10 vjet më parë dhe u rikthyem. Na pëlqen Shqipëria sepse ka natyrë të bukur.?br br Kasten: ?Na pëlqen më së shumti të qëndrojmë kështu në natyrë. Tashmë që jemi jashtë sezonit, e kemi vendin vetëm për vete.?br br Kanë më shumë se një javë që kanë mbërritur në vendin tonë. Kanë vizituar Tiranë, e Durrësin, para se të mbërrinin në Vlorë. Aty janë vendosur buzë detit në zonën e Porto Novës në Zvërnec.br br Zara: ?Do të qëndrojmë për rreth 4 javë në Shqipëri. Kemi takuar njerëz të mirë dhe mikpritës."br br Gjithçka u duhet e kanë në këtë furgon. Aty gatuajnë dhe flene. Udhërrëfyes kanë një hartë mbi bazë të cilës vendosin si do të vijojnë udhëtimin, ku çdo ndalesë zgjat mbi 2 ditë.br br Zara: "Flemë dhe gatuajmë në këtë mjet. Kemi gjithëcka që na duhet."br br Kasten: "Shijojmë bukuritë e vendeve që vizitojmë. Kjo është e bukura e turizmit."br br Thonë se nuk kanë patur asnjë shqetësim me sigurinë edhe pse qëndrojnë larg zonave të banuara, në udhëtimin për të shijuar Shqipërinë në dimër.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-12-03

Duration: 01:33