Ora News - Braçe opozitë qeverisë për paketën fiskale 2019, nga 9 amendamente i pranohen dy

Ora News - Braçe opozitë qeverisë për paketën fiskale 2019, nga 9 amendamente i pranohen dy

Subscribe në Ora News këtu br Nuk ka kaluar pa dhimbje koke për qeverinë miratimi i paketës fiskale seancën e sotme parlamentare ku nuk kanë munguar debatet. Propozimet Erjon Braçe i ka shoqëruar dhe me tension. Lehtësirat për pagat e ulëta ishte një nga kërkesat e kryetarit të komisionit të Ekonomisë.br br Erjon Braçe:" Pagat deri në 40 mijë lekë, zënë vetëm2.5 të gjithë totalit të vlerës së paguara si rroga, të ardhura nga puna në këtë vend."br br Por kreu i Financave e ka kundërshtuar këtë fakt me argumentin se ka ndikim në buxhetbr br Arben Ahmetaj: "Nga 300 në 400 taksohet vetëm 1.89 pra është një taksim simbolik."br br Për të qetësuar debatin ka ndërhyrë edhe kreu i qeverisë Edi Rama i cili ka rikujtuar se ata i kanë ulur ndjeshëm taksat për ata që paguhen më pak.br br Edi Rama: As andej, as këtej. As me idenë që të zbresim më poshtë tek 15 mijë lekëshi, sepse bie ndesh me një parimësi që kemi vendosur që në fillim dhe as me idenë që të zerojmë mbi 30 mijë lekëshin"br br Diskutime ka pasur edhe në lidhje me tatimin e lojërave të fatit. Erjon Braçe ka kërkuar rritje të tatim-fitimit nga 15 në 30.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-12-03

Duration: 02:21

Your Page Title