Ora News - Plagosje dhe grabitje në Kuçovë, një histori si në filma

Ora News - Plagosje dhe grabitje në Kuçovë, një histori si në filma

Subscribe në Ora News këtu Katër të rinj u arrestuan nga Policia në Kuçovë në lidhje me një konflikt që kishte përshkallëzuar deri në pengmarrje e vrasje në tentativë. Ndërkohë një 29-vjecar u arrestua në Orikum pasi 2 vjet me parë tentoi të vrasë një të ri me thikë.br br Katër të rinj nga 16 në 29 vjeç janë vënë në pranga nga Policia e Kuçovës në lidhje me një konflikt të nisur rreth një muaj më parë me pengmarrje e tentativa vrasjeje.br br I pari ra në prangat e Policisë Franko Brisku, 25 vjeç i cili tentoi të vrasë me thikë shtetasin Erion Kumria, duke i shkattuar dëmtime të rënda.br br Tentativa ishte hakmarrje e 25 vjeçarit pasi objektivi i sulmit së bashku me dy adoleshentë 16 e 17 vjeç një muaj më parë kishin marrë peng një të afërm të tij.br br Policia thotë se arriti të identifikojë e vërë në pranga në kohë rekord autorin e plagosjes, ndërkohë që u zbardh edhe motivi i saj.br br Për këtë u vunë në pranga edhe tre personat e grupit tjetër.br br Ndaj të rinjve janë ngritur katër akuza mes të cilave edhe ajo e vrasjes së mbetur në tentativë.br br Ndërkohë edhe Policia e Vlorës ka rrestuar një 29 vjeçar në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë.br br Në pranga u vu Erjon Çeloaliaj, banues në Orikum.br br Ai dyshohet se është autor i ngjarjes së ndodhur më 27 Korrik të 2016-ës, ku në bulevardin e Orikumit ka tentuar të vrasë me mjete prerëse një shtetas.br br Gjykata e Vlorës ka caktuar ndaj të riut masën e sigurisë arrest me burg.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2018-12-04

Duration: 01:07