Ora News - Deputetja greke dënon vrasjen e shqiptarit në Korfuz: Krim me karakter racist

Ora News - Deputetja greke dënon vrasjen e shqiptarit në Korfuz: Krim me karakter racist

Subscribe në Ora News këtu Zëdhënësja e grupit parlamentar të SYRIZA dhe deputete e Korfuzit Fotini Vaki ka dënuar vrasjen e shqiptarit Petrit Zifle në Korfuz.br br "Është padyshim një krim me një karakter shumë te theksuar racist," tha deputetja në radion e Agjencisë Zyrtare te Lajmeve ANA-MPA duke iu referuar vrasjes se një punëtari shqiptar në Dragotena Lefkimi ku autori i krimit ishte përfaqësuesi zgjedhor i Agimit të Artë ne zgjedhjet e fundit.br br "Një tjetër emigrant bëhet viktimë e racizmit. Një klimë e tillë shkaktoi incidente raciste dhe ksenofobe, ku koka turku u bënë emigrantët. Fatkeqesisht aty u krijuan temperaturat e duhura për të ngrohur dhe lindur vezët e gjarpërit, u gjet vend i përshtatshëm që të shfaqeshin trashëgimtarët ideologjike të nazizmit, sepse autori ishte përfaqesues zgjedhor i Agimit te Arte në zgjedhjet e fundit" deklaroi Zonja Vaki.br br Ajo tha se këtë vrasje e vendos në klimën e ditës, sepse rasti ishte një mosmarrëveshje verbale në një kafene për çështjen e Maqedonisë.br br Zëdhënësja e grupit parlamentar te SYRIZA-s u ka bërë thirrje të gjitha partive të izolojme fashizmin dhe jo thjesht të dënojme dhunën pasi përndryshe do të këtë edhe viktima të tjerë në të ardhmen.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-12-05

Duration: 01:10

Your Page Title