Ora News - Bashkimi bën fuqinë! Marshimi i studentëve në Tiranë: Ulni tarifat

Ora News - Bashkimi bën fuqinë! Marshimi i studentëve në Tiranë: Ulni tarifat

Subscribe në Ora News këtu Edhe sot studentët kanë dalë në protestë, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.br br Por ndryshe nga dita e djeshme, protesta është përhapur edhe në Universitetin e Durrësit, Korçës dhe Elbasanit.br br Ndërkohë që kanë nisur të grumbullohen nëpër fakultetet përkatëse, Lëvizja për Universitetin ka paralajmëruar se protesta do të nisë në orën 10:00 përpara ministrisë. Ndërsa në Universitetin e Durrësit protesta do të nisë në orën 11:00.br br Lëvizja për Universitetin thotë se studentët e Fakultetit të Drejtësisë, Mjekësisë, Shkencave Sociale, Histori Filologjisë, Gjuhët e Huaja dhe Shkencat e Natyrës kanë bojkotuar mësimin.br br Zv.rektori i Universitetit të Elbasanit: Pagesa për kreditet e mbartura do rishikohetbr br Ndërkohë studentët e Universitetit "Aleksandër Xhuvani" janë pritur nga zvrektori Peci Naqellari, i cili premtoi se tarifa për lëndët ngelëse aktualisht është 400 lekë, por do të rishikohet sërish. br br Naqellari: Është e drejta juaj të protestoni. Është një vendim që jeni njohur nga media në lidhje me vendimin 288, pika 4. Edhe Ministria premtoi se do rishikohet. Ne si universitet e kemi lënë 400 lekë të vjetra duke e minimizuar, po përsëri do e rishikojmë.br br Në lidhje me këtë bordi i administrimit ka vendosur tarifa të zbutura. Ne mirëkuptojmë kërkesen tuaj. Por tarifat nuk kanë ndryshuar. Kaq kanë qenë. Tarifa për pagesën e krediteve të mbartura bën fjalë për ciklin master dhe studentët me kohë të pjesshme.br br Studentët e Korçësbr br Studentët: Të anulohet VKM e krediteve, të përmirësohen kushtet e konvikteve, të gjysmohet tarifa që do dyfishohet vitin që vjen, të shtyhet afati i pagesave tëshkolles.br br Studentët e Elbasanit: Trup për Ramën, na quajti ngelësabr br Student: Ne nuk jemi as bijë politikanësh dhe as bijë biznesmenësh, pasi bijetë e politikanëve dhe biznesmenësh shkojnë në shkolla private ose jashtë shtetit. Ne vijmë nga shtresat e mesme ose të ulëta, ndaj merr një vendim për uljen e tarifave të shkollës.br br Student: Kryeministri rrogën e vet e ka shumë të lartë, prindërit tanë ku punojnë, ku jetojnë? Le të bëhen prindërit tanë të bëhen ministra dhe atëherë ne i vazhdojmë studimet ashtu sic duhet. Ndërsa fëmijët e ministrave le të vijnë të mësojnë këtu në Shqipëri dhe jo të jetojnë jashtë shtetit si mbretër. Taksat e atyre po i paguajmë të gjitha ne.br br Student: Jemi të zgjënjyer pasi rektori Skënder Topi, pedagoget dhe përfaqesuësi i studentëve nuk kanë denjuar të na presin për bashkebisedim. Rama na quajti ngelsa! Turp për qeverine që nëpërkëmb studentet. I themi Nikollës: "Mendoni mirë mënyren e motivimit për studentet."br br Ata gjithashtu i kërkuan ministres Nikolla të përgjysmojë tarifat studimore, por edhe të përmirësojë kushtet në konvikte.br br Por ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla pasi diskutoi me drejtuesit e Universiteteve dha se VKM -ja për të cilët protestojnë studentët nuk ka hyrë ende në fuqi, ndërsa përgjegjësinë për tarifat ia kaloi Universiteteve.br Për më shumë lexoni në: br ...


User: Ora News Lajme

Views: 4

Uploaded: 2018-12-06

Duration: 00:28