Report TV - Hiqni tarifën për provimet e mbartura, studentët protestë te Ministria e Arsimit

Report TV - Hiqni tarifën për provimet e mbartura, studentët protestë te Ministria e Arsimit

Studentët e universiteteve të Tiranës, Korçës, Durrësit dhe fakulteti i Juridikut në Shkodër kanë bojkotuar mësimin duke rinisur protestën. Studentët e Tiranës kanë marshuar duke u mbledhur për të protestuar prej orës 10:00 para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Ata protestojnë kundër tarifës për kreditet për lëndët e mbartura, gjithashtu kërkojnë përgjysmimin e tarifës së studimeve, përmirësim të kushteve në konvikte dhe numër të barabartë votash si Ministria e Arsimit në bordin e Arsimit të Lartë. Në një moment situata u tensionua, pasi studentët në shenjë revolte hodhën drejt Ministrisë së Arsimit lapsa, stilolapsa, bidona dhe letra higjenike.br br Studentët e Tiranës dje protestuan mbi 4 orë para Ministrisë së Arsimit (lexo këtu), Lindita Nikolla në një intervistë për Report Tv u shpreh se është e gatshme për të dialoguar, ndërsa shtoi se qeveria është e gatshme të shkojë drejt heqjes së tarifës nga VKM-ja dhe të jenë vetë universitetet dhe fakultetet ato që të vendosin lidhur me këtë tarifë nëse duhet aplikuar apo jo (lexo këtu).


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2018-12-06

Duration: 00:48

Your Page Title