Ora News - Studentët vërshojnë në rrugë, protesta në Elbasan, Korçë, Durrës, Shkodër e Vlorë

Ora News - Studentët vërshojnë në rrugë, protesta në Elbasan, Korçë, Durrës, Shkodër e Vlorë

Subscribe në Ora News këtu br Studentët e Universiteteve publike në të gjithë vendin bojkotuan mësimin dhe protestuan për uljen e tarifave të studimit dhe provimeve të mbartura.br br Mijëra studentë të Universiteteve publike në Elbasan, Korçë, Durrës, Shkodër e Vlorë protestuan këtë të enjte, krahas atyre në Tiranë për uljen e tarifave të studimit dhe provimeve të mbartura.br br Me pankarta e thirrje kërkuan plotësimin e kërkesave.br br Studentët e Universitetit të Elbasanit shprehen indinjatë për deklaratat e kryeministrit Edi Rama, që sipas tyre i quajti ngelësa, ndërsa e cilësuan turp për qeverinë nëpërkëmbjen që u bëhet studentëve.br br "Mundohen që gjithmonë tu bien në qafë të ardhmes së vendit tonë".br br Për të dytën ditë, në krah kishin edhe deputetin demokrat Luçiano Boçi, por ai e sqaroi se ishte aty si pedagog dhe jo si politikan.br br Me këtë tabelë studentët e Korçës, bënë analogji me lëvizjen historike të studentëve të dhjetorit 1990, në rast se nuk u plotësohen kërkesat, edhe pse Universiteti "Fan Noli" ka tarifat më të ulëta në vend.br br "Universiteti i Korçës si Universitet publik i cakton vetë tarifat e shkollimit dhe ka ndër tarifat më të ulëta në të gjitha Universitetet publike në Republikën e Shqipërisë".br br Në Shkodër, anëtarja e Këshillit Studentor Melisa Braçi u dorëhoq, pasi hodhi akuzua për intimidim nga rektori Adem Bekteshi.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-12-06

Duration: 01:32

Your Page Title