Ora News - Protestat "shpërthejnë" në të gjithë Shqipërinë

Ora News - Protestat "shpërthejnë" në të gjithë Shqipërinë

Subscribe në Ora News këtu br Shqipëria u paralizua për disa orë pasi protestat që përfshinë vendin nga jugu në veri kulmuan me bllokim të rrugëve kombëtare dhe djegien e gomave në qendër të Shkodrës.br br Protestat të koordinuara në orar, ishin organizuar nga fermerë, përfaqësues të biznesit dhe qytetarë.br br Në Durrës e Elbasan u bllokuan akset nacionale drejt Tiranës, ndërsa paralelisht edhe akset Vlorë-Levan e Korcë-Pogradec.br br Me pankarta në duar e me jelëkë portokalli e të vërdhë, ata thanë se Arsyet e protestës ishin kryesisht ekonomike, por kërkesa plotësisht politike: Ajo e largimit të Edi Ramës si kryeministër, të cilin e bëjnë përgjegjës për çmimin e lartë të naftës, energjisë dhe taksatbr br Për të njejtat çështje, banorët e kurbinit bllokuan edhe rrugën e Kombit.br br Çmimi i karburantëve dhe mungesa e tregut për prodhimet bujqësore ishin arsyet pse fermerët e Korcës zbritën në protestë dhe bllokuan aksin kombëtar me Pogradecin.br br Ndërsa mungesa e dëmshpërblimit ishte arsyeja kryesore e protestuesve në Fier, disa nga të cilët u zotuan se do ti bashkohen tubimeve në Tiranë në përkrahje të studentëve.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-12-11

Duration: 01:49

Your Page Title