Ora News - Pse duhet të ketë bashkim të studentëve? 8 pika, dy sheshe, 1 kauzë

Ora News - Pse duhet të ketë bashkim të studentëve? 8 pika, dy sheshe, 1 kauzë

Subscribe në Ora News këtu Tashmë gjithçka është qartësuar. Studentët do të protestojnë në dy fronte, para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit.br br Protestuesit para Kryeministrisë nga Universiteti i Mjekësisë, Shkencave të Natyrës dhe Politekniku e nisën tubimin me himnin kombëtar të flamurit, teksa adresuan dhe një mesazh për kryeministrin Rama.br br Studenti: Këtu nuk ka përçarje zoti Kryeministër. Qëndresa e mbrëmshme në temperatura të ftohta e vërtetoi, bashkimi i të gjithë studentëve këtu po e vërteton.Ata që mundohen ta përdorin politikisht dhe për përfitime private nuk e kanë vendin këtu Kryeministër bashkë me ata që sot na deklarohen se nuk ishin pjesë e këtij sistemi, por në fakt për 20 vite edhe ata studentë të '90 dhe pasaardhësit e tyre që deklarojnë se nuk ishin pjesë e Katovicës në fakt ishin vetëm pjesë e saj. Ne jemi këtu të bashkuar për një kauzë të drejtë për studentët në gjithë Shqipërinë e lirë.br br "Pse duhet të ketë bashkim, kur jemi të ndarë në dy pika. Kryefjala, 8 pika, dy sheshe, 1 kauzë, jemi për një kauzë të përbashkët" tha një tjetër student.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-12-12

Duration: 01:25

Your Page Title