Ora News - Qeverisja e gjyqtarëve, togat e zeza votojnë për përfqësuesit në KLGJ

Ora News - Qeverisja e gjyqtarëve, togat e zeza votojnë për përfqësuesit në KLGJ

Subscribe në Ora News këtu br Gjyqtarët nga të gjitha gjykatat e vendit u mblodhën mërkurën për të votuar 6 anëtarët gjyqtarë në Lëshillin e Lartë Gjyqësor. Për këto vende kandidojnë 9 gjyqtarë nga të treja shkallët e gjyqësorit pas dorëheqjes 24 orë më parë nga kandidimi të gjyqtares Alma Brati.br br Konferenca u hap nga kryetari i Gjykatës së Lartë njëherazi dhe kreu i Konferencës së Gjyqtarëve, Xhezair Zaganjori, i cili vlerësoi rolin e gjyqtarëve në reformën në drejtësi.br br Xhezair Zaganjori: Shumica e komunitetit të gjyqtarëve e kanë mbështetur reformën.br br Me pas konferenca u përshëndet edhe Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila e cilesoi një ditë të shënuar për sistemin e drejtësisë.br br Etilda Gjonaj: Sot jemi më pranë se kurrë hapjes së një faqe të re të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke e kthyer atë, në një sistem të drejtë, në një sistem të pavarur dhe të paanshëm.br br Ashtu si dhe në mbledhjen e prokurorëve, nuk munguan as mesazhet e ndërkombëtarëve. Ambasadori BE-së, Luigi Soreca, tha se roli i KLGJ-së do të jetë jetik për integrimin e Shqipërisë në BE, ndërsa numri dy i Ambasadës amerikane garantoi se mbështetja e SHBA për drejtësinë do të vijojë.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-12-12

Duration: 02:05

Your Page Title