Ora News - Gjimnazistët masivizojnë protestat, qytetarja paguan biletat e studentëve shkodranë

Ora News - Gjimnazistët masivizojnë protestat, qytetarja paguan biletat e studentëve shkodranë

Subscribe në Ora News këtu br Protestat për një arsim të lirë e cilësor vijuan në të gjitha qytetet kryesore të vendit. Gjimnazistët e qytetarëve i dhanë masivitetet vërshimit tubimeve, ndërsa një pjesë e studentëve u bashkuan para parlamentitbr br Studentët e Korçës e nisën protestën para Universitetit "Fan Noli" me një minutë heshtje për arsimin sipas tyre të dështuar.br br Bashkimi i gjimnazistëve që këtë të enjte ishin më të shumtë në numër dhe qytetarëve i dha masivitet protestës.br br Lumi i të rinjve, me pankarta, flamuj e thirrje vërshoi në qytet, duke bllokuar bulevardin e rrugët për disa orë, ndërsa në kor përsëritën kërkesat për një arsim të lirë e cilësor.br br Edhe gjimnazistët e Beratit vijuan protestat në mbështetje të studentëve, por denoncuan se janë ndaluar nga drejtuesit e shkollave për tui bashkuar masivisht.br br Ndërsa tre autobusë ishin nisur që herët për t'iu bashkuar protestës para Parlamentit, bashkë me studentë nga e gjithë Shqipëria.br br Protestës në Tiranë iu bashkuan masivisht edhe studentët e Universitetit të Shkodrës dhe Elbasanit, të cilët më herët marshuan në qytetet ku ndjekin studimet.br br Udhëtimi Tiranë-Shkodër kushton për studentët e protestës në vështirësi ekonomike, ndaj kjo grua ua pagoi biletat me paratë që djali i sjell nga emigrimi.br br Protesta vijoi edhe pranë Universitetit të Gjirokastrës dhe Vlorës, ndërsa policia kishte marrë për shmangien e incideenteve pranë institucioneve të arsimit të lartë.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-12-13

Duration: 01:58

Your Page Title