Historike/ Kosova zyrtarisht me ushtri

Historike/ Kosova zyrtarisht me ushtri

Me një votë të unifikuar parlamenti i Kosovës kaloi 3 projekt-ligjet historike që bënë të mundur transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.br br Fillimisht deputetët miratuan krijimin e Ministrisë së Mbrojtjes, për t?i hapur rrugë më pas krijimit të ushtrisë. Ashtu siç parashikohej, votimi i amendamenteve të 3 projekt-ligjeve u zhvillua normalisht dhe me konsensusin e 106 deputetëve të pranishëm në sallë. Në seancë munguan deputetët serbë, të cilët kundërshtojnë krijimin e ushtrisë së Kosovës.br br 3 ligjet bëjnë të mundur kthimin nga forcë civile në një forcë ushtarake të FSK-së, por pa ia ndryshuar emrin.br br Si rrallë më parë, ushtria arriti të bëjë bashkë klasën politike në Kosovë. Hapi historik u përshëndet nga krerët më të lartë të shtetit.br br Hashim Thaçi : Ndihem jashtëzakonisht i emocionuar e i vendosur për avancimin e reformave dhe avancimin e axhendës dhe domosdoshmërinë të arrihet marrëveshja paqësore Kosove Serbi.br br Ramush Haradinaj :Kjo është ushtri e paqes, e të gjithë shqiptarëve të Kosovës, serbëve romëve ... etj vijmë në paqe e për paqe do t?jemi gjithnjë.br br Albin Kurti: Ju uroj të gjithëve, kjo fitore është e çdo qytetari e çdo politikani...br br Themelimi i ushtrisë u prit me festime në sheshin përpara kuvendit të Kosovës.br br Me rastin e ditës historike për kosovarët dhe në shenjë mirënjohjeje për SHBA-të mbështetësin kryesor të themelimit të ushtrisë, rrugët e Prishtinës dhe qyteteve të tjera ishin mbushur me flamuj të Shteteve të Bashkuara.br br Gjatë orëve të para të së premtes pranë në Mitrovicën e veriut  u vunë re prani të shtuara ushtarake të forcave të KFOR.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2018-12-14

Duration: 01:40