Dita e 14, bojkotohen të gjithë auditorët - News, Lajme - Vizion Plus

Dita e 14, bojkotohen të gjithë auditorët - News, Lajme - Vizion Plus

Studentët do të protestojnë edhe këtë të hënë për plotësimin e 8 kushteve të tyre.Teksa kryeministri Rama u ka bërë thirrje për dialog, studentët kanë paralajmëruar një protestë mbarëkombëtare.Sipas planit të bërë publik nga ana e studentëve, ata do të mblidhen para fakulteteve fillimisht nga ora 09:00 deri në 11:00 e më pas do të lëvizin drejt Kryeministrisë.Ata kanë njoftuar gjithashtu se në orën 14:30 do të mbyllin protestën dhe do të shpërndahen paqësisht.Studenteve sot pritet t?u bashkohen edhe mbeshtetes te LSI pasi Monika Kryemadhi i beri thirrje per pjesemarrje ne proteste te gjithe mbeshtetesve te vet.?Nesër, (sot) 17 dhjetor protesta vazhdon në Fakultete (9-11) dhe më pas para Kryeministrisë. Në orën 9-11 organizohemi përpara fakulteteve për të ndërgjegjësuar çdonjërin nga ne mbi kauzën tonë të drejtë. Studentët të pajisur me foni do të shpalosin në detaje kërkesat e tyre specifike për arsim cilësor. Folës të ndryshëm nga të gjitha programet e studimit dalin dhe denoncojnë me forcë problemet tona, padrejtësinë që na bëhen përditë, të cilat duhet të marrin fund. Studentët artikulojne kërkesa specifike për autoritetet drejtuese të FakulteteveUniversiteteve. Përfaqësues nga fakulteteUniversitete të tjera përshëndesin protestën dhe prezantojnë problemet e përbashkëta. Në orën 11:30 para kryeministrisë protesta vazhdon me bashkim të studentëve.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2018-12-17

Duration: 03:08