Ora News - Shqipëria po plaket, po emigrojnë të rinjtë në moshë aktive për punë

Ora News - Shqipëria po plaket, po emigrojnë të rinjtë në moshë aktive për punë

Subscribe në Ora News këtu br Shqipëria po shkon drejt plakjes për shkak të emigracionit. Shifrat e publikuara nga INSTAT janë alarmante dhe tregojnë se prej vitit 1991 janë larguar nga vendi 1.6 milionë shqiptarë nga të cilët shumica i përkasin grupmoshës së të rinjve të aftë për punë.br br Shqipëria po shkon me shpejtësi drejt plakjes. INSTAT raporton se 68 për qind e emigrantëve i përket moshës më aktive të krahut të punës.br br Ndërsa më shumë se një e treta e shqiptarëve, rreth 1.6 milionë persona janë larguar nga vendi që prej vitit 1991.br br Në llogaritjen e kësaj shifre janë marrë të dhënat zyrtare, por dhe ato të tërthorta.br br Në këtë mënyrë lihet të nënkuptohet se shifra është akoma edhe më e lartë.br br Instituti i Statistikave veçon se vitet pas rrëzimit të diktaturës kanë qenë momentet e largimeve masive.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-12-20

Duration: 01:40

Your Page Title