Report TV - Zjarr i madh në Laç, shkrumbohet tregu industrial i qytetit, dyshohet i qëllimshëm

Report TV - Zjarr i madh në Laç, shkrumbohet tregu industrial i qytetit, dyshohet i qëllimshëm

LAÇ - Një zjarr masiv ka përfshirë tregun industrial të qytetit të Laçit rreth orës 6:00. Shkaku ka qenë zjarri në një lokal afër tregut të qytetit i cili më pas ka përfshirë edhe tregun industrial duke e përpirë nga flakët në pak minuta.br br Nga zjarri masiv nuk persona të lënduar por vetëm dëme materiale. I gjithë malli që ndodhej brenda tregut është djegur. Në këtë treg mësohet se zhvillojnë aktivitetin rreth 50 tregtarë.br br Sipas burimeve zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm edhe pse shkaku i zjarrit dhe rrethanat janë ende të paqarta. Në vendin e ngjarjes ndodhen tre automjete të zjarrfikëses si dhe forca të shumta policie.


User: Report TV

Views: 4

Uploaded: 2018-12-24

Duration: 02:22

Your Page Title