Haradinaj: Me tarifën mbrohet siguria kombëtare

Haradinaj: Me tarifën mbrohet siguria kombëtare

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se tarifa e vendosur ndaj mallrave serbe është e drejtë e Kosovës dhe se përmes saj "po e mbrojmë sigurinë kombëtare". ?Kryeministrja e Serbisë vazhdon t?u dërgojë letra shteteve, i ka dërguar edhe Shqipërisë, për të tërhequr njohjen e Kosovës. Pra përderisa Serbia ka këtë qasje atëherë kuptohet shumë mirë se çfarë kemi vepruar ne? ka thënë Haradinaj. Kryeministri i Kosovës ka përsëritur disa herë se nuk do të tërheqë tarifën ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës derisa të ndodhë njohja e Kosovës. Heqjen e tarifës e kanë kërkuar zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian si dhe Serbia e cila ka vendosur të mos vazhdojë dialogun me Kosovën derisa të shfuqizohet kjo masë nga ana e autoriteteve në Prishtinë.


User: alsatmtv

Views: 0

Uploaded: 2018-12-25

Duration: 00:45