Ora News - Sondazhi i Komisionit Europian: 93% e shqiptarëve pro anëtarësimit në BE

Ora News - Sondazhi i Komisionit Europian: 93% e shqiptarëve pro anëtarësimit në BE

Subscribe në Ora News këtu #oranewsbr br Shumica e shtetasve të BE-së kundërshtojnë zgjerimin e bllokut me anëtarë të rinj në vitet e ardhshme, ndërsa vendet kandidate vazhdojnë ta mbështesin anëtarësimin. Këto të dhëna dalin në sondazhin e fundit të euro-barometrit të kryer nga Komisioni Europian.br br Sipas sondazhit, në Shqipëri, rreth 93 për qind e pjesëmarrësve në studim vlerësuan se anëtarësimi do të ishte i mirë dhe vetëm 1 për qind mbajnë qëndrim negativ nga BE-së.br br Anketa, e cila përfshin pesë vende kandidate për anëtare në BE, tregoi se shumica e qytetarëve serbë, 42 për qind e tyre, besojnë se anëtarësimi në BE do të ishte pozitiv për vendin, 22 për qind mendojnë se anëtarësimi do të jetë i keq, ndërsa 28 për qind mendojnë se nuk është as i mirë e as i keq.br br Në vendet e tjera kandidate, 58 e maqedonasve, 45 e malazezëve dhe 35 e turqve mendojnë se anëtarësimi në BE është pozitiv. Por pavarësisht këtij optimizmit të qytetarëve në vendet kandidate, në BE, vetëm 43 për qind e qytetarëve e mbështesin zgjerimin me anëtarë të rinj në vitet e ardhshme.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-12-25

Duration: 01:24

Your Page Title