Ora News - Një i arrestuar për krimin në Laprakë

Ora News - Një i arrestuar për krimin në Laprakë

Subscribe në Ora News këtu #oranewsbr br Prokuroria dhe policia e Tiranës kanë ndaluar një person të dyshuar për vrasjen e shtetases Briselda Gjikola tri ditë më parë në Laprakë.br br Shtetasi Roland M., është arrestuar nga policia në lidhje me ngjarjen ku humbi jetën 17-vjeçarja dhe u plagos Erjon Benga, 23 vjeç. Prokurori i çështjes mësohet se është duke verifikuar rolin e të ndaluarit në ngjarje, nëse është i përfshirë direkt apo bashkëpunëtor në krim.br br Burimet nga grupi i hetimit thanë se arrestimi i personit të dyshuar për krimin është bërë pas hetimeve të kryera nga prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me policinë.br br Hetuesit mësohet se kanë identifikuar autorin, pas kqyrjes së kamerave, pyetjes së dëshmitarëve dhe mbledhjes së provave të tjera, përfshirë edhe këqyrjen e telefonave të viktimës Briselda Gjikola dhe të plagosurit Erjon Benga.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2018-12-28

Duration: 01:12