Ora News - Rama në takimin e fundvitit: Meta nuk do të na hapë pengesa për ministrat e rinj

Ora News - Rama në takimin e fundvitit: Meta nuk do të na hapë pengesa për ministrat e rinj

Subscribe në Ora News këtu #oranewsbr br Kryeministri Rama në konferencën e fundvitit mbrojti emrat e rinj jo politik të zgjedhur për të drejtuar dikasteret më të rëndësishme në kabinetin qeveritar. Kreu i qeverisë i ka dhënë kohë Ilir Metes deri në ditën kur emrat e ministrave të rinj do të shkojnë në Presidencë për të marrë dekretin e tij. Në takimin e fundvitit Edi Rama nuk i ka kursyer edhe ironitë për të gjithë ata që mendojnë se në PS janë krijuar klane.br br Në konferencën e fundvitit me gazetarët Kryeministri Edi Rama sqaroi ndryshimet e fundit në qeveri dhe përzgjedhjen e emrave me një profil jo politik. Por mesa duket Kreu i qeverisë nuk e ka me nxitim për ti çuar emrat në Presidencë edhe pse beson se nuk do të ketë asnjë pengesë nga ana e Metës.br br Rama: Ministrat e rinj janë më me eksperiencë sesa ata që u larguan ishin në ditën e parë. Kur unë jam bërë ministër i Kulturës nuk isha anëtar i PS. Presidenti i Republikës do të marrë kohën e tij dhe do të dekretojë ministrat.br br Dy anëtarët e rinj të kabinetit qeveritar, Genci Caka, Ministri i ri i Jashtëm dhe zvkryeministrin Erion Braçe, Kryeministri i mbrojti me fanatizëm para mediave dhe kritikëve të tyre.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-12-31

Duration: 02:25