Mberrin i ftohti polar

Mberrin i ftohti polar

Mbërrin i ftohti siberian. Duke filluar nga e enjtja, i gjithë vendi do të përfshihet nga temperatura ekstremisht të ulëta, ku në zonat malore do të arrijnë deri në -13 gradë, ndërsa në bregdet dhe zonat e ulëta do të arrijnë deri në -4 gradë.br br Nga mesnata e së martës ulja e temperaturave me 4 gradë Celcius do të shoqërohet edhe me reshje shiu dhe dëbore vetëm gjatë orëve të natës. Masat e ftohta që vijnë nga Lindja do të prekin të gjitha zonat nga veriu ne jug, duke përfshirë edhe rajonet bregdetare.br br I gjithë vendi do të përfshihet nga era të forta dhe sipas sinoptikanëve kjo situatë e motit pritet të vijojë për disa ditë.br br Qytet më të ftohtë do të jenë Peshkopia, Puka, Erseka dhe Korça me -11 gradë Celcius. I ftohti polar do të kulmojë në fundjavë, të premten dhe të shtunën ku temperaturat do të arrijnë -13 gradë Celcius. Kjo valë të ftohti me reshje dëbore dhe temperatura nën zero pritet të zgjasë deri të dielën.br br Vetëm pas 5 ditësh temperaturat do të kthehen në vlerat e tyre normale.


User: RTV KLAN

Views: 5

Uploaded: 2019-01-02

Duration: 01:19