Ora News - Borë dhe akull, akset ku duhet të bëni kujdes dhe ku duhet të kaloni me zinxhirë

Ora News - Borë dhe akull, akset ku duhet të bëni kujdes dhe ku duhet të kaloni me zinxhirë

Subscribe në Ora News këtu #oranewsbr Autoriteti Rrugor Kombëtar informon për gjëndjen e rrugëve sot në të gjitha akset rrugore.br br Në të gjitha akset kryesore të vendit që ka pasur reshje bore janë marrë të gjitha masat e nevojshme nga kontraktorët dhe është bërë kriposja dhe pastrimi i rrugës nga bora. br br Rrugët që rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhir janë: Qarku i Korçës (Boboshticë-Dardhë, Korçë Voskopojë, Korçë-Ersekë, Liqenas-Doganë Goricë), Qarku i Kukësit (Lusen-Domej). br br Në Rajonin Verior Shkodër: Reshje bore ka pasur në Qarqet Kukës, Dibër dhe Shkodër. Në akset e Tropojës ka reshje të dobëta bore.br br Në akset e Dibrës, Kuben-Vasie, vazhdon puna për pastrimin dhe kriposjen. br Në aksin Ura e Cerenecit-Stebleve, bore arrin trashësinë 15 cm. Po punohet me fadroma për pastrimin dhe kriposjen. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. br Në akset e Kukësit, Kukës-Bushtricë, Kukës-Ura e Zapodit, po punohet për pastrim dhe kriposje. Qarkullimi kryhet pa probleme. br Në Rajonin Qendror Tiranë. Në akset e Dajtit ka reshje të pakta bore dhe prezencë akulli. br br Në segmentet fundore të Qafë Priskë-Qafë Mollë, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Në aksin Librazhd-Stebleve, në segmentin fundor të tij në Lunik - Stebleve, ka rresh 15 cm borë. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. br Në Rajonin Jugor Gjirokastër: reshejt e rëna gjatë natës, kanë bërë që edhe pas punës së kontraktorëve për pastrimin dhe kriposje, akset e Qarkut të Korçës të qarkullohen me zinxhirë. br br Përdoruesit e rrugës të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të përdorin gomat e dimrit dhe zinxhirë në rrugët për të cilat njoftuam që qarkullimi kryhet me zinxhirë.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-01-03

Duration: 02:01