Arben Ahmetaj ben bilancin e 2018-es

Arben Ahmetaj ben bilancin e 2018-es

Në mbyllje të detyrës si ministër i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj u shfaq përpara mediave duke bërë bilancin e dikasterit të drejtuar prej tij përgjatë vitit që lamë pas, duke e cilësuar 2018-ën të suksesshëm në përmbushjen e reformave.br br "Kemi rritjen më të lartë ekonomike në rajon, 4.5, shifrat flasin vetë. Papunësia sot është në nivelin më të ulët historik, 12.2, borxhi 63.6. Qeveria Rama nuk krijoi borxh të ri. Këtë e kam krenari politike, personale, profesionale. Ulja e borxhit do të vazhdojë".br br Vetes i njohu jo pak merita nga ana profesionale dhe personale në përmbushjen e angazhimeve si ministër i Financave, por gjithsesi thotë se e ka një peng.br br "S?jam krenar që nuk çova dot borxhin në nivelin e 60 dhe shpresoj që pasardhësi im ta çojë në 55".br br Zhvlerësimin e Euros, ndryshe nga Banka Qëndrore preferon të mos e shohë vetëm si efekt negativ në ekonominë shqiptare.br br Ahmetaj foli edhe për negociatatat lidhur me tarifat e udhëtimit nga Aeroporti ?Nënë Tereza?.br br "Negociatat për aeroportin e Rinasit janë drejt zgjidhjes".br br Leximin e shifrave e ka të ndryshme nga opozita kur i referohet bizneseve të reja në vend.br br "Janë 11 mijë e 123 biznese të reja neto në 2018 dhe në tre vitet e fundit janë 38 mijë biznese të reja neto".br br Ministri Ahmetaj paralajmëroi se deri në fund të 2019-ës qeveria do të ezaurojë të gjitha detyrimet e prapambetura, duke shënuar njëherazi edhe një shifër rekord të investimeve të huaja në vlerën e 1 miliard Eurove.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2019-01-04

Duration: 02:07

Your Page Title