Ora News - Vrasja në Korfuz, policia gjen levën me të cilën babai kreu vrasjen e të bijës

Ora News - Vrasja në Korfuz, policia gjen levën me të cilën babai kreu vrasjen e të bijës

Subscribe në Ora News këtu #oranewsbr br Vazhdon përpjekja e policisë greke në ishullin e Korfuzit për të zbardhur më tej vrasjen e 28 vjeçares Anxhelina Petru. Sot policia gjeti në depon me vegla, levën e hekurt që i ati i saj përdori për ta vrarë. Nesër 52 vjeçari do të paraqitet përpara gjykatës së ishullit të Korfuzit për ti komunikuar masën e arrestit.br br Krisavgji Kushi mjekja ligjore e ishullit të Korfuzit e cila bëri edhe autopsinë e viktimës deklaroi se ka mbetur e shokuar nga urretja që babi ka goditur të bijën. "Kishte 7 çarje në kokë që tregojnë ashpërsinë me të cilën ai e ka goditur. Në një moment ka ngritur duart për tu mbrojtur pasi ka çarje edhe në të dyja duart. Nga goditjet dhe thellësia e çarjeve kupton urrejtjen dhe egërsinë me të cilën ai ka goditur të bijën dhe një gjë e tillë më ka shokuar. Nuk mund të kuptojë se si një prind mund të godasë me kaq egërsi fëmijën e vet. Dhe më pas ky baba ka kurajon që të pastrojë vendin nga gjaku të zhdukë sendet e saj personale e më pas ta varrosi në oborrin e shtëpisë. Ky për mua nuk është një krim i egër por një kafshëri" i tha Kushi gazetës Proto Thema.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2019-01-04

Duration: 02:08

Your Page Title