Ora News - Fluks fëmijësh të sëmurë me grip e viroza në Berat

Ora News - Fluks fëmijësh të sëmurë me grip e viroza në Berat

Subscribe në Ora News këtu #oranewsbr br Ndryshimet e temperaturave dhe uljet e ndjeshme të tyre gjatë kësaj jave, kanë sjellë shtimin e numrit të fëmijëve të prekur nga gripi dhe virozat.br br Fluksi i fëmijëve të të gjitha moshave ka ardhur në rritje në Repartin e Pediatrisë së Spitalit Rajonal të Beratit, ku kjo javë është shoqëruar me një shtim të madh të rasteve.br br Vetëm gjatë kësaj jave numri i vizitave ka arritur në 50 në ditë. Shefi i Repartit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal Berat, Vladimir Kumaraku bën me dije se temperaturat e larta që po shfaqin fëmijët në këtë fazë tregojnë se kemi të bëjmë me një situatë virale.br br Vladimir Kumaraku: "Jemi në pritje të zhvillimeve që do të marrë situata epidemologjike në varësi të nivelit të temperaturave ose faktorëve atmosferikë. Këshillat e mia janë që prindërit duhet të ndjekin me vëmendjen ndryshimin e faktorëve atmosferikë, të mos lëvizin shumë dhe të mos ketë grumbullime, sepse grumbullimi i fëmijëve favorizon përhapjen e virozave.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2019-01-04

Duration: 01:23

Your Page Title