Dëbora dhe ngricat, vijojnë që të jenë të bllokuar fshatrat në Krujë dhe Dibër

Dëbora dhe ngricat, vijojnë që të jenë të bllokuar fshatrat në Krujë dhe Dibër

Vijon situata problematike nga reshjet e dëborës dhe ngricat në disa qarqe të vendit nga veriu në jug. Në Kukës, Dibër, Bulqizë, por edhe në Krujë vijojnë që të jenë të bllokuar disa fshatra. Situata është e njëjta si ditën e djeshme.br br Në Krujë janë të bllokuara fshatrat Çudhi Zalle, Çudhi Kamp, Bruz Mal, Bruz Zalle, Rranzë dhe parku kombëtar i Qafë Shtamës.Reshjet e dëborës gjatë natës nuk kanë qenë të dendura por problem mbetet prezenca e ngricës dhe akullit në rrugë. Ndërkohë që edhe gjatë ditës së sotme priten reshje në disa qarqe.br br Reshjet do të jenë në formë dëbore deri në 600 m mbi nivelin e detit, ndërsa në zona shumë të kufizuara mund të zbresin dhe poshtë këtij niveli, përfshirë edhe bregdetin e Jonit, por kryesisht dëborë e përzier me shi, sikur ndodhi edhe dje (lexo këtu). Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: -1 5 °C, në vendet e ulëta: -2 5 °C dhe në vendet malore: -13 -3 °C.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2019-01-05

Duration: 04:18