Ora News - Rama publikon në Twitter sfidat e këtij viti

Ora News - Rama publikon në Twitter sfidat e këtij viti

Subscribe në Ora News këtu #oranewsbr br Në këtë fillim-viti, Kryeministri Edi Rama mblodhi anëtarët e kabinetit qeveritar në Elbasan për të diskutuar mbi objektivat e qeverisë për vitin 2019. Lajmi u publikua nga vetë kryeminsitri në tëitterin e tij ku shkruhet:br br Ditë diskutimi për sfidat e 2019 sektor për sektor. Në fokus rritja e punësimit dhe sipërmarrjes vendase; përmirësimi i mëtejshëm i infrastrukturës së shërbimeve publike;masat e reja Antikorrupsion dhe rekrutimi në administratë i të rinjve me 9-10br br Në këtë takim ishin pjesëmarrës ministrat e rinj të emëruar edhe pse ende të pavotuar në parlament dhe ministrat tashmë të shkarkuar, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci dhe kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla.br br Që nga asambleja e Partisë Socialiste, kryeministri u bëri thirrje anëtarëve të partisë se nuk do të merren më me emërime dhe se ato do të vijnë nga studentët që mbarojnë me mesatare 9 deri në 10, dhe për këtë, të gjithë dikasteret ministrore duhet të identifikojnë vendet e lira të punës për t?i hapur dyert studentëve ekselentë.br br Detyrë të rëndësishme për këtë vit do të ketë edhe zëvendëskryeministri Erion Braçei ngarkuar me detyrën e përmirësimit të infrastrukturës së shërbimeve publike dhe luftën kundër korrupsionit në administratë. Po ashtu edhe Eduard Shalsit do t?i ngarkohet detyra për të rritur sipërmarrjen vendase dhe krijimin e vendeve të reja të punës.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-01-06

Duration: 01:33

Your Page Title