Ora News - Ditët e ftohta nuk do të ikin ende! Parashikimi për javën në vijim

Ora News - Ditët e ftohta nuk do të ikin ende! Parashikimi për javën në vijim

Subscribe në Ora News këtu #oranewsbr Mbrëmja e së shtunës dhe orët e para të së dielës shënuan temperaturën më të ulët të këtij viti me termometrin që ka shënuar minus 14 gradë nën zero në Dibër e Kukës. Ngricat janë problemi kryesor në rrugë, por ARRSH thotë se të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme. Dita e martë ndërkohë parashikohet të shënojë një tjetër rënie të temperaturave në rang vendi, deri në minus 13 gradë!br br Me minus 14 gradë të regjistruar nga zonat malore të Dibrës e Kukësit, mbrëmja e së shtunës dhe orët e para të së dielës shënuan temperaturën më të ulët të këtij fillim viti.br br Dita e diel solli një rritje të lehtë, por në Dibër e Korçë temperaturat minimale mbeten ? 9.5 dhe -7.3 gradë.br br Në këto kushte ngricat vijonë të shkaktojnë problematika.br br 115 familje në Tërnovë të Madhe e Tërnovë të Vogël në Dibër mbeten të bllokuara nga bora.br br Ndërsa raportohen edhe probleme me furnizimin me ujë për shkak të ngrirjes së tubacioneve.br br Në qarkun e Korcës, rruga e Dardhës mbetet kalueshme pjesërisht me zinxhirë për shkak të prezencës së Akullit, sikurse edhe në rrugën e Leskovikut.br br Të bllokuara janë zona e Lenkasit, Dardhas e Velçanibr br Por të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme, sipas autoritetit Rrugor Shqiptar.br br Sipas raportit më të fundit, autoriteti në fjalë rekomandon që të përdoren zinxhirët në akset Qafë Qarri-Ersekë; Kot-Sevaster; Erind-Çajup; Ura e Cerenecit-Stërblevë-Lunik; e pjesërisht Boboshticë-Dardhëbr br Ndërkohë që kërkohet që të gjithë drejtuesit të bëjnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit, si dhe të respektojnë udhëzimet e Policisë Rrugore.br br Sipas Meteoalb: dita e hënë nuk pritet të sjellë ndryshime të ndjeshme të temperaturave minimale dhe maksimale në territor por afër mesnatës dhe në vijim dita e martë sjellin një tjetër rënie me 2-3°C duke bërë që minimum në rang territori të ulet sërish rreth vlerës -13°C. br br E mërkura dhe e enjtja sjellin një rritje me 3-4°C por kjo rritje do të reduktohet sërish gjatë fundjavës së ardhshme.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-01-06

Duration: 01:42