Report TV - Protesta, një grup studentësh në Korçë bojkotojnë mësimin

Report TV - Protesta, një grup studentësh në Korçë bojkotojnë mësimin

Procesi mësimor është bojkotuar edhe nga studentët e Universitetit "Fan Noli" të Korçës. Një grup studentësh të Fakultetit të Ekonomisë janë grumbulluar tek korpusi universitar. Duket se as moti me temperatura të ulëta nuk i ka ndaluar të vijojnë protestën pas tri javësh ndërprerje. Pavarësisht se qeveria miratoi 12 vendime në mbledhjen e fundit të vitit të kaluar, këta studentë janë shprehur se nuk do t'u kthehen auditorëve, pasi sipas tyre kërkesat janë plotësuar pjesërisht.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2019-01-07

Duration: 01:39

Your Page Title