Ora News - Shkuan të ndihmonin të aksidentuarin, vdiqën vetë, detaje të aksidentit Levan-Tepelenë

Ora News - Shkuan të ndihmonin të aksidentuarin, vdiqën vetë, detaje të aksidentit Levan-Tepelenë

Subscribe në Ora News këtu #oranews br Një nga të plagosurit e aksidenteve me dy viktima të shënuara në aksin Levan-Tepelenë, mbetet në gjendje kritike për jetën ndërsa është sjellë për mjekim të specializuar në Tiranë. Ndërkohë një prej të mbijetuarve tregon se makina që i përplasi në rrugë ishte me shpejtësi të lartë dhe i mori përpara, ndërsa ata po tentonin të jepnin ndihmë Durim Lamajt që ishte viktima e parë.br br Një nga 5 të plagosurit e aksidentit tragjik me dy viktima në Levan-Tepelenë, mbetet në gjendje kritike për jetën.br br Jorgo Meraj, u transferua me urgjencë në Tiranë për mjekim të specializuar pasi ka fraktura e hemoragji të brendshme.br br Ai ishte drejtues i makinës që shkaktoi aksidentin e parë mbrëmjen e së dielës, ku për pasojë humbi jetën këmbësori Durim Lamaj.br br Ndërsa Haxhi Lamaj e Agron Çeçollari po trajtohen në spitalin e Fierit ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën, bashkë me Mënyr Lamajn.br br Nga spitali, ai tregoi se makina që i përplasi ishte me shpejtësi të lartë.br br Mënyr Lamaj: Na erdhi makina na mori ballë përballë. Ne shkuam sepse kishin goditur kushëririn, Durimin. Njoftuam ambulancën dhe vajtëm për ti dhënë ndihmën e shpejtë.Vajtëm atje dhe na mori makina ballë për ballë. Ishte me shpejtësi të paparë, as frenim.. br br Sokol Dhima ndërkohë ka dalë nga spitali.br br Si ndodhi aksidentibr br Banorët e zonës dhe pasagjerë që udhëtonin në aksin Levan-Tepelenë ishin mbledhur për ti dhënë ndihmën të aksidentuarit.br br Por u përplasën nga një makinë tip 'Opel', i cili ka hyrë në parakalim me shpejtësi që i mori përpara.br br Fetah Shahaj 64 vjeç nga Tirana, humbi jetën menjëherë në vendngjarje duke e rënduar bilancin e serisë së aksidenteve.br br Policia arrestoi menjëherë drejtuesin e mjetit të identifikuar si Ferdinant Fetahaj.br br Policia ka nisur një hetim për shkaqet e aksidenteve. Por veç shkeljes së rregullave të qarkullimit, dyshohet se rol luajti edhe mungesa e sinjalistikës dhe e ndriçimit në disa kilometra gjatë rrugës.br br Vitin e kaluar aty u regjistruan disa aksidente. Më i rëndë ishte ai i muajit prill, ku humbën jetën dy kushërinjtë Fisnik e Agustin Murataj dhe e fejuara e njërit prej të rinjve.


User: Ora News Lajme

Views: 4

Uploaded: 2019-01-07

Duration: 01:31