Ora News - Nxënësit e gjimnazit “Ismail Qemali” e nisin vitin me ambiente të rikonstruktuara

Ora News - Nxënësit e gjimnazit “Ismail Qemali” e nisin vitin me ambiente të rikonstruktuara

Subscribe në Ora News këtu #oranews br Gjimnazi ?Ismail Qemali? në Tiranë ka hapur dyert këtë fillim viti duke ofruar standarde moderne falë rikonstruksionit të plotë të klasave, palestrës dhe terreneve sportive të jashtme.br br Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar nga deputetja e PS, Vasilika Hysi, pa nga afër investimin e kryer në këtë gjimnaz, ku është instaluar edhe sistemi i ngrohjes qendrore.br br Veliaj: Jam shumë i lumtur që ia mbërritëm kësaj dite, që shkolla ?Ismail Qemali? të hidhej në tokë e të ringrihej nga e para, tamam si një feniks për këtë vit të ri. Të gjithë nxënësit të cilët me shumë mirëkuptim kanë ?bujtur? në shkollat e tjera, sot kanë një ambient fantastik të rinovuar, duke filluar nga fushat. Është ndër të vetmet shkolla që ka edhe fushë tenisi, edhe volejbolli, edhe futbolli e basketbolli, ka një palestër, ka një sallë force, ka gjithë ndriçimin LED, ka një ngrohje me pelet.br br Veliaj tha se këtë vit do të hidhen themelet për ndërtimin e 17 shkollave të reja, çka do të sjellë uljen e mbipopullimit nëpër gjimnaze.br br Veliaj: Një nga arsyet pse kemi një mbipopullim në këtë shkollë është kryesisht prej cilësisë, megjithatë hapja e shkollave të reja dhe fillimi i 17 themeleve për 17 shkolla të reja do të ulë edhe këtë presion. Jam i lumtur që edhe ?Ismail Qermali?, brenda këtij viti, do të shkojë në parametrat normalë të raportit të nxënësve me mësuesit; pra, klasa të përballueshme dhe jo të mbingarkuara. Hapja e shkollave të reja do të kërkojë bashkëpunim me prindërit, që fëmijët të regjistrohen ku e kanë shkollën e tyre më të afërt.br br Kryebashkiaku vlerësoi edhe nismën e kryeministrit Rama për të ndihmuar nxënësit ekselentë, një inkurajim më shumë për të dalë me rezultate të larta.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2019-01-07

Duration: 01:18