Ora News - Bllokohet Gjykata e Lartë, 29 mijë dosje në pritje

Ora News - Bllokohet Gjykata e Lartë, 29 mijë dosje në pritje

Subscribe në Ora News këtu #oranewsbr br Për më shumë lexoni në: br Subscribe në Ora News këtu #oranewsbr br Për më shumë lexoni në: br Subscribe në Ora News këtu #oranewsbr Anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë pas zgjedhjes në detyrë nga organet e reja të drejtësisë i pret një ngarkesë e jashtëzakonshme si pasojë e grumbullimit të dosjeve të pashqyrtuara në katër vitet e fundit.br br Zyra e shtypit ka publikuar statistikat e vitit 2018 ku deri në datën 31 dhjetor numërohen 28863 çështje në pritje për shqyrtim.br br Problematika me zvarritjen e dosjeve filloi në vitin 2015 kur anëtarëve të Gjykatës së Lartë u mbaroi mandati, ndërsa Konferenca Gjyqësore për shkak të problemeve të funksionimit nuk u mblodh për propozimin e gjyqtarëve të rinj.br br Në katër vitet e fundit gjykata vazhdoi punën me staf të reduktuar, ndërkohë që numri i çështjeve që kanë mbërritur për shqyrtim ka qenë i lartë duke krijuar kështu stokun e dosjeve në pritje për shqyrtim edhe pse të gjitha janë me afate.br br Vitin 2015, Gjykata e Lartë e mbylli me 13048 dosje të mbartuara. Numri i çështjeve të shqyrtuara u rrit në 16127 në fund të vitit 2016.br br Një vit më pas, në 2017 situata u rëndua edhe më shumë me 22 000 dosje ende të pashqyrtuara.br br Si pasojë e mbarimit të mandatit të anëtarëve që nuk u zëvendësuan dhe shkarkimeve nga vettingu, Gjykata e Lartë ka shqyrtuar vetëm 1673 dosje në vitin 2018 nga 7360 dosje që janë përfunduar në 2015.br br Aktualisht Gjykata e Lartë ka mbetur vetëm me 3 anëtarë.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-01-09

Duration: 01:30

Your Page Title