Mosdekretimi i Cakajt, Gjosha për Report Tv: Diplomaci nuk do të thotë të lexosh libra

Mosdekretimi i Cakajt, Gjosha për Report Tv: Diplomaci nuk do të thotë të lexosh libra

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha është shprehur Report Tv se refuzimi i emërimit të Gent Cakajt për të qenë në krye të Ministrisë së Jashtme ka qenë tërësisht i merituar. br br Ajo tha se ndaj figurës së Cakajt gjithnjë ka pasur pikëpyetjet e saj që lidheshin drejtpërdrejtë për eksperiencën. br br ?Pikëpyetjet kanë qenë për eksperiencën e tij, mos njohjen e Shqipërisë. Diplomacia nuk do të thotë të lexosh libra, por eksperiencë?, u shpreh Gjosha.br br Duke përmendur edhe besueshmërinë e kërkuar brenda institucionit të MEPJ-së, deputetja e LSI-së e cilësoi vendimin e Metës të bazuar në Kushtetutë.br br ?Certifikata e sigurisë rrezikon sigurinë kombëtare. Në MEPJ kalojnë dokumente sekrete,në krye duhet të jetë një ministër i besueshëm?, tha ajo duke shtuar në fund se Partia Socialiste ka mjaft figura të besueshme nga ku mund të zgjidhet ministri i ri i Jashtëm.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2019-01-10

Duration: 01:02

Your Page Title