Ora News- Meta refuzon dekretimin e Gent Cakajt, ja arsyet

Ora News- Meta refuzon dekretimin e Gent Cakajt, ja arsyet

Subscribe në Ora News këtu #oranewsbr Presidenti Ilir Meta refuzon të dekretojë emërimin e Gent Cakajt si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.br br Refuzimin dhe arsyet presidenti i ka postuar në faqen zyrtare të presidencës. br br Kjo është hera e parë që një president refuzon dekretimin e një ministri. br br Gent Cakaj u propozua të emërohet nga kryeministri Edi Rama në postin e lënë bosh nga Ditmir Bushati i cili u shkarkua nga kryeministri gjatë Asamblesë Kombëtare që u mbajt më 28 dhjetor. Nga ana e tij presidenti Meta refuzoi të dekretojë shkarkimin e Bushatit.br br S'kemi kohe per eksperimentebr br "Në mungesë të kohës për të eksperimentuar e provuar kapacitetet dhe aftsitë e ministrit të propozuar përballë sfidave aktuale madhoer për vendin dhe interesat e kombit gjykoj se në krye të ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme duhet një individ i sprovuar dhe efikas me njohje të plotë të përgjegjësive shtetërore kombëtare dhe administrative. Gjithashtu duhet të jetë i vetëdijshëm për impaktin e madh dhe vendimtar që do të ketë në politikën e jashtme, veçanërisht në muajin e ardhshëm, por dhe gjatë kryesimit të OSBE-së nga Shqipëria që është një përgjegjësi historike për vendin tonë. br br Profili i Genti Cakajt ka mungesë të qartë të përvojës politike, diplomatike, administrative shtetërore në secilën element dhe tërësi" shkruan Presidenti në letrën drejtuar kryeministrit Rama me nr 161 dhe që mban datën 10 janar.br br Deklaratat e Cakajt te rrezikshme dhe me pasoja br Madje presidenti i quan "të rrezikshme" dhe me "pasoja të paparashikueshme" në rajon deklaratat që Cakaj ka bërë gjatë kohës si zvminister dhe shton se qendrimet e tij per korigjimin e kufijve ne kundershtim me ato te qeverise se sotmebr br Më tej në letrën që i drejton kryeministrit, presidenti shton se gjatë ushtrimit të detyrës si zvministër për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka dëshmuar me të dhëna, me fakte e qëndrime se jo vetëm i mungon përvoja e sprovuar në fushën e politikës së jashtme, por se qëndrimet e tij publike lidhur me çështjet thelbësore të politikës rajonale janë të papranueshme.br br "Qëndrimet e tij publike në kontekstin e debatit për të ashtuquajturin korrigjim të kufijve të Kosovës e Serbisë por edhe të Ballkanit Perëndimor janë në kundërshtim të plotë me programin e qeverisë aktuale për politikën e jashtme dhe shtjellimin e saj nga ministria e Punëve të Jashtme"br br Nuk ka certifikate siguriebr br Jo vetëm kaq, por Kreu i Shtetit thotë se zoti Cakaj ka kryer edhe shkelje penale duke rrezikuar sigurinë e vendit. Kjo pasi ai ka qëndruar 7 muaj në detyrën e zëvendësministrit të Punëve të Jashtmne pa certifikatë sigurie. Meta thotë se Cakaj ka plotësuar formularin vetëm 3 ditë pas propozimit për Ministër të Punëve të Jashtme dhe kontrolli i tij nga DSIK është bërë brenda një dite, me 4 janar.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-01-10

Duration: 02:33

Your Page Title