Ora News – Moti i keq, Xhaçka: Monitorim kompanive që duhet të mirëmbajnë rrugët

Ora News – Moti i keq, Xhaçka: Monitorim kompanive që duhet të mirëmbajnë rrugët

Subscribe në Ora News këtu #oranewsbr br Intensiteti i reshjeve të dëborës ra gjatë ditës së premte, por mijëra familje në verilindje dhe veri mbeten të izoluar për shkak rrugëve të bllokuara!br br Qarqet me problematike mbeten Dibra, Kukësi, Shkodra e Korça, ku trashësia e dëborës varion nga 40 cm në qytete deri në 1.2 metra në zonat e thella malore.br br Akset nacionale sipas ARRSH janë të kalueshme, por Ministrja e Mbrojtjes nga Dibra ishte kritike me firmat e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve.br br Xhaçka: I bëj thirrje bashkive, të cilat lidhin kontrata me firmat mirëmbajtëse kryesisht për rrugët rurale apo ato rrugë, të cilat lidhin fshatrat dhe qytetet me njëri-tjetrin që të ushtrojnë një kontroll shumë më të mirë, mbi këto kontrata dhe mbi punën e këtyre firmave kontraktuese, për të mos t?ju mohuar qytetarëve shqiptarë atë shërbim për të cilin këto firma janë kontraktuarbr br Rruga e Kombit, një nga arteriet më të rëndësishme të lëvizjes këtë të premte ishte e kalueshme pa zinxhirë, por problematikat shfaqen here pas herë.br br Në qarkun e Kukësit, shumë zona të thella mbeten të izoluara pasi dëbora arrin deri në 1 metër trashësi.br br Në këto kushte forcat e ushtrisë kanë ndërmarrë disa aksione emergjence.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-01-11

Duration: 02:13

Your Page Title