Lleshaj: Lufta ndaj krimit, pergjegjesi e policise

Lleshaj: Lufta ndaj krimit, pergjegjesi e policise

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ia delegon Policisë së Shtetit përgjegjësinë për të luftuar, por edhe për të folur për goditjen e grupeve kriminale në vend. Ndryshe nga Fatmir Xhafaj, paraardhësi i tij në detyrë, Lleshaj nuk bën komente për tema të tilla.br br ?Unë nuk godas grupe kriminale, grupet kriminale i godet policia. Për këtë duhet të pyesni Policinë e Shtetit, ka buletin përditë?.br br I pyetur për vijimin e operacionit Forca e ligjit, që çoi në pranga grupe të njohura kriminale, Ministri i Brendshëm thotë se ai vazhdon.br br ?Gjithë Policia e Shteti është pjesë e Forcës së Ligjit, që do të njohë intensifikim serioz. Nuk bëj kurrë koment për operacione në zhvillim e sipër. Për operacionet nuk flas?.br br Nuk komenton as akuzat që i bëhen policisë se ka fshehur ngjarje kriminale.br br ?Këto detaje shikojini në buletinin e policisë?.br br Vjedhjen e armëve në bazën detare të Pashalimanit, Ministri tha se po hetohet nga Policia Ushtarake ndërsa për bllokimin e disa fakulteteve akuzoi grupe personash, që sipas tij nuk kanë lidhje me protestën e studentëve.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2019-01-13

Duration: 00:59

Your Page Title