Thika pas shpine e arsimit, Ora News publikon ekskluzivisht letrën e Arjan Gjoncaj drejtuar Ramës

Thika pas shpine e arsimit, Ora News publikon ekskluzivisht letrën e Arjan Gjoncaj drejtuar Ramës

Subscribe në Ora News këtu #oranewsbr br Përpara votimit të ligjit për arsimin e lartë në parlament është ndryshuar një nga amendamentet, i cili solli pasoja në arsimin e lartë. Arjan Gjoncaj, kryetari komisionit për reformën e arsimit të lartë, në letrën drejtuar kryeministrit Rama, tregon faktet, të cilat vijnë për herë të parë në një publikim ekskluziv të Ora News se çfarë ka ndodhur me reformën, e cila sot ka nxjerrë studentët në protestë.br br Prej më shumë se një muaji, revolta e studentëve në protesta ka nxjerrë në pah një prej shqetësimeve kryesore në kërkesat e tyre, ligji i arsimit të lartë. Por çfarë ka ndodhur me këtë ligj në kohën e miratimit të tij?br br Ora News publikon ekskluzivisht letrën e papublikuar më parë nga kryetari i komisionit për reformën e arsimit të lartë, Arjan Gjonça, drejtuar kryeministrit Edi Rama që në vitin 2015.br br Letra, bën me dije fakte dhe problemet e shfaqura pas ndryshimeve në nenin 131 të bëra në parlament të projektligjit.br br Ndryshimet e bëra me amendament të Vasilika Hysit për mandatet e anëtarëve të IAL, ai i konsideron thikë pas shpine. madje për të shmangur krizën propozon pezullimin e zgjedhjeve përmes vendimit të këshillave të ministrave deri në riorganizimin e Universiteteve.br br Në shkresë thuhet se ka pasur një ndryshim amendamenti nga Vasilika Hysi për t?i dhënë të drejtën e rizgjedhjes, rudimenteve drejtuese të arsimit të lartë që e kanë katandisur atë në një kooperativë të injorancës. br br Më tej, Gjonça thotë se në kohën e hartimit të reformës ai dhe grupi i punës janë përballuar me presionin politik dhe publik te pamerituar.


User: Ora News Lajme

Views: 3

Uploaded: 2019-01-14

Duration: 01:59