Ora News - E bujshme/ Arrestohet Klement Balili, i ashtuquajturi "Eskobari i Ballkanit"

Ora News - E bujshme/ Arrestohet Klement Balili, i ashtuquajturi "Eskobari i Ballkanit"

Subscribe në Ora News këtu #oranews #klementbalilibr Klement Balili, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe i cilësuar nga mediat greke si ?Eksobari i Ballkanit? është arrestuar. br br "Nga sot drejtësia shqiptare merr në duart e saj një prej personave më të kërkuar të saj dhe jo vetëm" deklaroi ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në një konferencë për të konfirmuar arrestimin e tij.br br ndërsa shtoi: Kurrë nuk mund të ketë një udhëtim vullnetar të një personi të kriminalizuar në këtë nivel drejt stacioneve të policisë. Procesi është rezultat i një operacioni të gjerë dhe të thellë të ndërlikuar në bashkëpunim me partnerë të Shqipërisë që kanë mundësuar që personi në fjalë të dorëzohet në policinë e shtetit."br br Dorezimi i Klement Balilitbr br Ishte ish kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në facebook njoftoi vetëdorëzimin e Klement Balilit.br br Në adresë të Berishes ka mbërritur një mesazh nga qytetari dixhital, i cili informon se Balili është nisur për në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa thuhet se shoqërohet nga nipi i tij, Rigels Balili.br br Klement Balili, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge është cilësuar nga mediat greke si ?Eksobari i Ballkanit?br br Prej muajit maj të 2016 Klemend Balili, është shpallur në kërkim me vendim të Gjykatës së Athinës, që ka caktuar masën e sigurisë ?arrest me burg?. Balili arriti t?i shpëtonte prangave, ndërsa ka dyshime të forta se operacionet janë dekonspiruar nga njerëz që bashkëpunonin me trafikantin e kërkuar edhe nga DEA amerikane.br br Deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar lidhur me këtë fakt.br br Ndërkohë në orën 12:00 pritet një konferencë e Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2019-01-15

Duration: 02:47

Your Page Title