Ora News - Bora e ngrica u shkatërron serat, fermerët e nënshkodrës ndihen të pashpresë

Ora News - Bora e ngrica u shkatërron serat, fermerët e nënshkodrës ndihen të pashpresë

Subscribe në Ora News këtu #oranewsbr Reshjet e dëborës, ngricat dhe murlani kanë krijuar probleme jo vetëm me izolimin e shumë zonave në veri të vendit, por kanë sjellë deme edhe për bujqësinë. Në nënshkoder, serat me të mbjella të stinës janë shembur nga bora e rënë, duke shkaktuar dëme të mëdha për kulturat bujqësore. Megjithëse zyrtarisht agjensia e bujqësisë nuk raporton për deme, janë vetë fermerët që tregojnë pasojat që la pas dëbora.br br Xhemal Haxhani thotë se dëmi i shkaktuar në serat me të mbjella në fshatin Kosmaç të bashkisë Vau Dejës, e kalojnë shumën e 20 milion lekëve të vjetra.br br Xhemal Haxhani: 20 milionë lekë kam hedhur në këtë fushë'br br Përmes bujqësisë mban familjen, edhe pse të ardhurat e siguruara nuk mjaftojnë dhe është detyruar që djalin ta dërgojë me punë në Ulqin. Sot kur sheh dëmet dhe në shtëpi mban faturat e kredisë së marrë për ndërtimin e serave, ndjehet i pashprese.br br Xhemal Haxhani: Kemi vetëm për të ngrënë bukëbr br Ndonëse Kosmaçi është zona më prodhuese në rajonin e Shkodres, ai tregon se nuk ka marrë subvencione në bujqësi. Përjashtimi i fermerëve për kriteret e vendosura ngjan më shumë se absurd.br br Xhemal Haxhani: Kam shkuar të aplikoj e më kanë thënë që duhen serat 2 metra e 80 cm të larta.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2019-01-16

Duration: 01:18