Ora News – Bora dhe acari, 8 viktima në Shqipëri nga moti i keq

Ora News – Bora dhe acari, 8 viktima në Shqipëri nga moti i keq

Subscribe në Ora News këtu #oranewsbr br Tetë viktima është bilanci i të ftohtit në këto dy javë të para të vitit 2019.br br Moti i keq dhe temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendin tonë në ditët e para të muajit janar kanë shënuar edhe disa vikima në disa qytete.br br Viktima e parë është shënuar në fshatin Ravonik të Korçës në datën 5 janar.br br 55-vjeçari ka humbur jetën kur ka qenë duke lëvizur me biçikletë në rrugën e fshatit.br br Vetëm 5 ditë më pas, në datën 10 janar një 60-vjeçar humbi jetën si pasojë e të ftohtit në qytetin e Korçës.br br Ilia Lifo u gjet i pajetë në një ndërtesë të braktisur në zonën e ish-Poligonit të Bonifikimit, të cilën e kishte përshtatur si banesë dhe jetonte i vetëm.br br Temperaturat e ulëta që përfshinë vendin tonë, shënuan edhe viktimën e tretë në rajonin juglindor.br br Në datën 11 janar një 38-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në qytetin e Pogradecit.br br Anastas Shuka vuante nga skizofrenia dhe jetonte i vetëm pas vdekjes së dy prindërve të tij, ndërsa në dhomën ku është gjetur i pajetë mungonte ngrohja.br br Në qytetin e Shkodrës, 52 vjeçari Tonin Loci ka humbur jetën pasi u zu poshtë teksa u shemb çatia e një pike karburanti.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2019-01-16

Duration: 01:56