Ora News – Pedagogët e Histori-Filologjisë në grevë të hënën: Anulo ligjin e arsimit të lartë

Ora News – Pedagogët e Histori-Filologjisë në grevë të hënën: Anulo ligjin e arsimit të lartë

Subscribe në Ora News këtu #oranewsbr br Pedagogët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë do të hyjnë në grevë ditën e hënë, duke përshkallëzuar qëndrimin e tyre.br br Mark Marku: Një grevë paralajmëruese një ditore të pedagogëve ditën e hënë, ndërkohë që do ti bëjmë një kërkesë të gjithë Asambleve për një takim të përbashkët për të vendosur për hapat e mëtejshëm.br br Vendimi u mor në unanimitet në mbështetje të studentëve protestues, ndërsa kërkesa që do ti adresohet Ministrisë së Arsimit do të jetë rrëzimi i ligjit të arsimit të lartë.br br Sipas pedagogëve, ai cënon autonominë e Universiteteve.br br "Po nuk reaguam si stafe akademike, patjetër dhe studentët që i mbështesin, nuk ka më autonomi dhe liri akademike në rang të Universitetit publik".br br Ndërkohë studentët vijuan edhe ditën e premte bojkotin e mësimit.br br "Unë e konsideroj çështje durimi, kush ka më shumë durim ne apo Kryeministri. Kjo që po bëjmë tani na favorizon sepse ne jemi brenda në Fakultet dhe nuk kemi pse dorëzohemi".br br "Studentët e duan mësimin por nuk mund të vazhdosh të bësh mësim në një situatë të tillë".br br Të tjerë u paraqitën për të zhvilluar mësim.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2019-01-18

Duration: 01:34