Ora News – Ilaçe për të vdekurit, tre farmaci përfituan 10 milion euro në vit

Ora News – Ilaçe për të vdekurit, tre farmaci përfituan 10 milion euro në vit

Subscribe në Ora News këtu #oranewsbr br Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë në lidhje me mashtrimin e rimbursimit të barnave.br br Prokurori i Ervin Karanxhaka urdhëruar ndalimin e shtetasve Petrit Skura si dhe të shtetasit Gazmend Aliaj, të dyshuar për dy vepra penale, të "mashtrimit kompjuterik" dhe ?mashtrimi në subvencione?.br br "Ngjarja ka të bëjë me dyshimin e krijuar se farmacitë me vlerën e rimbursimit më të madh për vitet e fundit, siç janë B..., M... dhe G... & L..., nëpërmjet mashtrimit kanë përfituar fonde dhe subvencione nga shteti, duke përfituar nga fakti se kanë kontrate me FSDKSH-në, për rimbursimin e ilaçeve që ata shesin", thuhet në njoftim. br br Sipas Prokurorisë, ekzistojnë shkaqe të bazuara për të menduar se ka rrezik largimi për shtetasin Petrit Skura, duke bërë të domosdoshëm urdhërimin e ndalimit të këtij personi.br br Hetimet për rastin kanë nisur më 12 qershor të vitit të shkuar, ku Prokuroria ka arritur të zbulojë rimbursimin e recetave për rreth 400 persona për një periudhë kohore 3 muaj dhe këto shuma janë përfituar në shkelje të ligjit nga farmacitë e mësipërme.br br "Nga këqyrja rezultoi gjithashtu se për një periudhë kohore 5 muaj janë pajisur me recetë në mënyrë të përsëritur 2 deri në 5 herë, shtetas të cilët kanë qenë të vdekur", thuhet në dosjen e Prokurorisë.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2019-01-18

Duration: 01:50

Your Page Title