Të fshehur në tenxhere me gjellë për të burgosurit, kapen tre celualrë në burgun e Lezhës

Të fshehur në tenxhere me gjellë për të burgosurit, kapen tre celualrë në burgun e Lezhës

Tre celularë janë tentuar të futen celularë në burgun e Lezhës. Celularët ishin fshehur brenda një tenxhereje bashkë me aksesorët përkatës. Tenxherja ishte e mbushur me gjellë dhe poshtë kishte një fund të dyfishtë.br br Pas një kontrolli të imtësishëm të punonjësve të policisë së burgjeve është bërë e mundur edhe gjetja e celularëve. Materialet e çështjes i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit për të vijuar hetimin e kësaj çështjeje dhe zbulin e autorëve të saj.br br Ky nuk është rasti i parë, kur sendet e ndaluara tentohen të futen në burgun e Lezhës. Pak muaj më parë, policia kapi një top futbolli të fryrë, që u hodh nga jashtë rrethimit të burgut dhe që në brendësi kishte 3 celularë.br br Ndërsa brenda vetëm gjatë muajit janar 2019 policia e burgjeve ka mundur të kapë 15 celularë, që tentonin të futeshin apo ishin futur në burgje.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2019-01-19

Duration: 01:19

Your Page Title