Meta pas takimit me Gjukanoviç flet për integrim më të plotë të shqiptarëve të Malit të Zi

Meta pas takimit me Gjukanoviç flet për integrim më të plotë të shqiptarëve të Malit të Zi

Subscribe në Ora News këtu #oranewsbr br Presidenti Ilir Meta e ka nisur vizitën e tij në Malin e Zi me një takim me homologun e tij Milo Gjukanoviç .br br Duke folur pas takimit në konferencën e përbashkët, Presidenti Meta nënvizoi se forcimi edhe më shumë i marrëdhënieve dypalëshe, integrimi edhe më i plotë i shqiptarëve të Malit të Zi, si dhe kursi europian dhe euro-atlantik i rajonit, është në interesin më të mirë të përbashkët të dy vendeve.br br Ilir Meta: Një temë mjaft e rëndësishme e forcimit të bashkëpunimit tonë ka të bëjë edhe ajo me integrimin e mëtejshëm të shqiptarëve në Malin e Zi dhe po kështu me respektimin e të drejtave të pakicës malazeze në vendin tonë.br br Jam krenar për përkushtimin e shqiptarëve këtu në Malin e Zi, që nga pavarësia, që nga shtetformimi dhe në vijimësi për të gjithë mbështetjen e palëkundur që i kanë dhënë forcimit të shtetit të Malit të Zi dhe integrimit të tij euro-atlantik dhe në Bashkimin Europian.br br Sepse në këtë mënyrë i kanë shërbyer interesit më të lartë, jo vetëm të Malit të Zi, por në këtë mënyrë i kanë shërbyer edhe forcimit të paqes, të sigurisë dhe të stabilitetit në rajonin tonë.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-01-21

Duration: 02:00

Your Page Title