"De fakto" Gent Cakaj në krye të ministrisë së Jashtme, Rama vetëm "de jure"

"De fakto" Gent Cakaj në krye të ministrisë së Jashtme, Rama vetëm "de jure"

Subscribe në Ora News këtu #oranewsbr br Pavarësisht debatit dhe refuzimit nga presidenti për të dekretuar emrin e tij në postin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj do të drejtojë Ministrinë e Jashtme. Kjo pasi vetë kryeministri Edi Rama i delegoi detyrën 28 vjeçarit nga Kosova përmes një fjalimi më të shkurtrin që kishte mbajtur ndonjëherë.br br Ceremonia, që u mbajt paraditen e sotme në ambientet e Ministrisë së Jashtme, kryeministria e përcolli për mediat, si "kalimi i stafetës në drejtimin e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme"br br Ndërkohë kryeministri Rama i cili mori fjalën pas fjalimit lamtumirës të Ditmir Bushatit tha vetëm: "Unë i nënshkruari Edi Rama i delegoj zotit Gent Cakaj zv. ministrit detyrën e drejtimit të Ministrisë për Eruropën dhe Punët e Jashtme brenda dhe jashtë vendi", raporton Ora News.br br Artifica- Kjo është dhe "aritifica" që la të nënkuptonte Edi Rama përmes postimit në Twitter ditën kur presidenti Meta firmosi refuzimin e dekretimit të emërimit të Gent Cakajt, 14 janar 2019.br br "Presidenti s'e ka çdekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues.Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese.Deri atë ditë që vjen shumë shpejt,do të jem de jure në këtë rol sepse s'kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit."- shkruante Rama në Twitter.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-01-23

Duration: 01:48

Your Page Title