"Ju flet Moska": Enigmat e mosardhjes së Netanyahut në Shqipëri

"Ju flet Moska": Enigmat e mosardhjes së Netanyahut në Shqipëri

Subscribe në Ora News këtu #oranews #jufletmoskabr br Kastriot Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" ka bërë një analizë rreth anulimit të vizitës së kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në Shqipëri.br br Myftaraj: U bënë rreth 3 muaj që kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu ka anuluar një vizitë në Shqipëri. Një vizitë që duhet të ishte bërë në 1 nëntor 2018.br br Ndryshe nga sa ndodh në vendet e tjera, ende nuk kemi një njoftim zyrtar për arsyet e anulimit të vizitës.br br Janë dhënë arsye jo zyrtarisht nëpër media, sikur anulimi i vizitës erdhi për shkak se ishte përgatitur një atentat terrorist ndaj zotit Netanyahu dhe këtu kishte dore shërbimi i fshehtë iranian dhe ishte implikuar dhe ambasada iraniane në Shqipëri. Për këtë arsye, jo zyrtarisht u shpallën të padëshiruar dy diplomatë iranianë.br br Por dëmi që u bë në marrëdhëniet shqiptaro-izraelite është shumë i madh.br br Vizita e një kryeministri izraelit në Shqipëri do të kishte bërë një ngjarje të madhe dhe të merituar mes dy vendeve.br br Shqipëria mburret se shpëtoi jetën shumë hebrenjve në luftën e dytë botërore, por megjithatë Shqipëria është vendi, i cili ende nuk ka përjetuar një vizitë të nivelit të lartë të një shtetari izraelit, mbi nivelin e ministrit të Jashtëmbr br Anulimi i vizitës së Netanjahut bëhet më e rëndë sepse vjen menjëherë pas asaj ngjarjes që bëri bujë në mediat botërore, ku u anulua ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit në Shkodër për shkak se ishte përgatitur një atentat terrorist nga islamikë vendas shkodranë në bashkëpunim me militantë kosovarë.


User: Ora News Emisione

Views: 8

Uploaded: 2019-01-23

Duration: 10:14

Your Page Title