Mbreteresha e bukurise nga Leenane

Mbreteresha e bukurise nga Leenane

Marrëdhënia midis një nëneje egoiste, e gatshme të bëjë gjithçka për mos të mbetur vetëm, dhe një vajzë, së cilës i duket se po i ikën jeta nga duart.br br Është kjo historia me nota të errëta dhe komike që do të sjellë shfaqja teatrale ?Mbretëresha e bukurisë nga Leenane?, e autorit Martin McDonagh.br br "Është hera e parë që unë luaj një rol si Meg e cila është një nënë që dhunon të bijën, dhunë që vjen nga shoqëria dhe jeta e mëparshme që ka bërë ajo në emrigrim, ku ka hequr anën njerëzore dhe e ka kthyer në instikte kafshërore. Një nënë që bie pre e egoizmit të saj dhe frikërave të veta dhe pikërisht për këtë arsye dhe nuk e lejon të martohet që të mos mbesë vetëm".br br Roli kryesor i veprës së Martin MecDonagh i është besuar Laura Nezhës.br br "Përvojë e re dhe shumë sfiduese. Puna të reflektohet e ta ndjejmë te publiku. Roli është një nga më të kompletuarit sepse mbart vështirësi të një natyre që e sfidojnë aktorin, personazh që rrallëherë takohet në tekstet dramaturgjike".br br Për aktorin Genc Fuga kjo tragjikomedi vjen si një plotësim profesional.br br "Personalisht u plotësua një ambicie interpretative. Mesazhe si emancipimi shoqëror".br br Me regji të Kiço Londos, "Mbretëresha e bukurisë nga Leenane" vjen në datat 26 dhe 27 Janar në orën 19:00 në Teatrin Kombëtar Eksperimental ?Kujtim Spahivogli?.


User: RTV KLAN

Views: 3

Uploaded: 2019-01-24

Duration: 01:22